Top News – Rusia pushton Finlandën brenda 5 vitesh / Forcon bazat ushtarake pranë kufirit
19/05/2025 13:29

Tendat, kapanonet e avionëve dhe depot për automjetet ushtarake tregojnë prani të shtuar ruse pranë njërit prej anëtarëve më të rinj të NATO-s. Forcat ruse kanë forcuar bazat dhe kanë ndërtuar infrastrukturë ushtarake pranë kufirit finlandez, sipas imazheve të fundit satelitore, në një lëvizje që mund të zbulojnë strategjinë e tyre për atë që do të ndodhë pas luftës në Ukrainë. Imazhet, të konfirmuara nga zyrtarët e NATO-s, tregojnë tendat e reja, depot dhe rinovimet e bunkerëve si edhe një aktivitet të vazhdueshëm ndërtimi në një bazë helikopterësh që ka qenë kryesisht e papërdorur dhe e mbuluar me bimësi më parë. Deri më tani, punimet duket se janë në fazat e hershme të një zgjerimi më të madh dhe afatgjatë, dhe zyrtarët e NATO-s thonë se kjo nuk është aspak e ngjashme me grumbullimin përgjatë kufirit të Ukrainës para pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në vitin 2022. Për momentin, Rusia, e shqeësuar me luftën e saj në Ukrainë, ka shumë pak trupa përgjatë kufirit, dhe finlandezët këmbëngulin se asnjë nga këto zhvillime nuk përbën ende ndonjë kërcënim të madh. Por Finlanda është një nga anëtarët më të rinj të NATO-s dhe lëvizjet pa dyshim pasqyrojnë perceptimin e Moskës për një kërcënim: Ky kufi prej 1300 kilometrash është tani vija më e gjatë e kontaktit të aleancës perëndimore me Rusinë. Analistët ushtarakë parashikojnë se ai mund të kthehet në një pikë e nxehtë, veçanërisht me pjesën më të madhe të tij që shtrihet në Rrethin e Arktikut. Trupat amerikane dhe finlandeze zhvilluan kohët e fundit stërvitje ushtarake në Arktik me qindra trupa që vepronin nëpër pyje përballë një armiku hipotetik për momentin, që është Rusia. Zyrtarët finlandezë të mbrojtjes parashikojnë se nëse faza me intensitet të lartë e luftës në Ukrainë mbaron Rusia do të rivendosë mijëra trupa në kufirin finlandez. Dhe ata kanë rreth pesë vjet kohë para se Rusia të mund t’i ngrejë forcat e saj në nivele kërcënuese. Por ata janë të bindur se kjo do të ndodhë dhe se numri i trupave ruse që do të kenë përballë do të trefishohet.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52