Top News/ Rusia premton ‘hakmarrje’ bërthamore..Nëse Ukraina godet platformat e lëshimit të raketave
12/01/2024 11:32

Një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se cdo sulm ukrainas mbi platformat e lëshimit të raketave brenda në rusi, me armë të dhëna nga SHBA dhe aleatët, rrezikon një përgjigje bërthamore nga Moska. Ish presidenti rus, Dmitry Medvedev, tani zëvendëspresident i këshillit rus të sigurisë, tha se disa komandantë të ushtrisë ukrainase po vlerësojnë mundësinë e goditjes së platformave të lëshimit të raketave me raketa me rreze të gjatë veprimi të dhëna nga perëndimi. Ai nuk tha emrat e komandantëve dhe nuk tregoi as më shumë detaje për planin e supozuar, ndërkohë që nuk ka patur reagim nga ukraina ndaj kërcënimit të tij. “Cfarë do të thotë kjo? Do të thotë vetëm një gjë...ata rrezikojnë të na detyrojnë ti referohemi paragrafit 19 të doktrinës bërthamore ruse”, shkroi medevdev në telegram. Ky paragraf përcakton kushtet nën të cilat një president rus mund të konsiderojë përdorimin e një arme bërthamore: kryesisht si përgjigje ndaj një sulmi me armë bërthamore apo armë të tjera të shkatërrimit në masë, ose ndaj përdorimit të armëve koncencionale kundër rusisë kur ekzistenca e shtetit është nën kërcënim. Medvedev përmendi në mënyrë specifike pikën g të paragrafit 19, që flet për përgjigjen bërthamore ndaj një sulmi me armë konvencionale. Putin është njeriu që thotë fjalën e fundit kur flitet për arsenalin e gjerë bërthamor të rusisë, por diplomatët thonë se këndvështrimet e Medvedev tregojnë një lloj mendimi ekstremist në kremlin, që e paraqet luftën si një betejë ekzistenciale të rusisë me perëndimin. Kritikët e kremlinit i kanë hedhur poshtë kërcënimet bërthamore të Medvedevit më parë, duke i quajtur përpjekje për të fituar vëmendje apo për të ndalur furnizimet e perëndimit me armë për ukrainën.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39