Për herë të parë që nga nisja e luftës në ukrainë, Rusia ka pranuar që ka pësuar “humbje të konsiderueshme të trupave”. Lajmi është bërë I ditur nga vetë zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov. Ai u pyet në Sky News nëse lufta kishte qenë një disfatë për ta , duke pasur parasysh se Rusia ishte tërhequr nga kryeqyteti I Kievit, ka humbur mijëra trupa dhe se Presidenti Volodymyr Zelensky është ende në pushtet. Duke mos dashur të pranojë dështimet, Peskov tha se ky ishte një "kuptim i gabuar" i asaj që po ndodhte.