Japonia është në bisedime për të hapur një zyrë ndërlidhëse të NATO-s, e para e këtij lloji në azi – tha ministri i jashtëm i vendit për CNN, në një intervistë ekskluzive, duke shtuar se pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë botën më pak të sigurt. “Ne jemi aktualisht në diskutime por nuk kemi finalizuar ende asgjë – tha ministri i jashtëm Joshimasa Hajashi, të mërkurën.