Top News/ Rusia po ‘humb’ Krimenë…Flota ruse e Detit të Zi është bërë e paefektshme
05/07/2024 12:20

Flota ruse e Detit të Zi është detyruar të zhvendosë pothuajse të gjitha anijet e saj luftarake të gatshme nga Krimea e aneksuar duke i ripozicionuar në vende të tjera dhe qendra e saj kryesore detare po bëhet e paefektshme për shkak të sulmeve nga Kievi, tha shefi i marinës së Ukrainës. Zëvendës-admirali Oleksiy Neizhpapa tha se sulmet me raketa dhe dronë detarë ukrainas kishin shkaktuar dëme të rënda në bazën e Sevastopolit, një qendër logjistike për riparime, mirëmbajtje, trajnime dhe ruajtje të municioneve. “Kjo bazë është ndërtuar ndër dekada. Dhe është e qartë se tani rusët po e humbasin atë", tha Neizhpapa për Reuters në një intervistë të rrallë në qytetin port të Odesës, përpara Ditës së Marinës së Ukrainës, që shënohet të dielën. Kur kanë kaluar më shumë se 28 muaj që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Kievi i ka dhënë një sërë goditjesh therëse Moskës në Detin e Zi, megjithëse trupat tokësore ukrainase janë në vështirësi në një vijë të gjatë fronti. Ukraina, e cila nuk ka asnjë anije të madhe luftarake në dispozicion, ka përdorur mjete detare të telekomanduara, të mbushura me eksplozivë për të shënjestruar anijet ruse dhe ka goditur po ashtu objektet e flotës dhe shënjestra të tjera ushtarake në Krime me raketa Storm Shadoë dhe ATACM. "Pothuajse të gjitha anijet kryesore të gatshme luftarake janë zhvendosur nga armiku nga baza kryesore e flotës së Detit të Zi, dhe po mbahen në Novorossiisk dhe disa prej tyre mbahen edhe në Detin Azov," tha shefi i marinës së kievit. Bazës detare të Rusisë në Novorossiisk në bregun lindor të Detit të Zi i mungojnë objektet e gjera të Sevastopolit të Krimesë, që ka shërbyer si vend depozitimi dhe ngarkimi për raketat e lundrimit të përdorura nga luftanijet ruse për të nisur sulmet ajrore në Ukrainë. "Tani ata po përpiqen ta zgjidhin këtë problem në Novorossiisk," tha Neizhpapa, duke e përshkruar këtë si një "problem madhor " për flotën.

Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top Channel/ Miratohet monedha e floririt me fytyrën e Trump: 24 karat, del në 4 korrik!
20/03 14:45
Top Channel/ Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: “Hera e parë në dekada”!
20/03 14:37
Top New – SHBA godet ‘Homeland Justice’/Mbyllen faqet e iranianëve, mes tyre ai që sulmoi Shqipërinë
20/03 13:35
Top News – Trump do pushtojë ishullin e Khargut / Do fusë trupat në Iran, gati plani i luftës
20/03 13:35
Top News – Meningjiti vret edhe në Francë/ Britania e madhe në mes të një shpërthimi të paparë
20/03 13:32
Top News – Tym i zi mbi fabrikën e makinave / 14 të zhdukur mes flakëve dhe 21 të lënduar
20/03 13:26
Top News – Të hapim Ngushticën e Hormuzit! Evropa, Japonia e Kanadaja me deklaratë të përbashkët
20/03 12:49
Top News -‘Zoti e shkatërroftë Izraelin…’/Erdogan në faljen e Fiter Bajramit: Do të paguajë çmimin
20/03 12:45
Top News – Shkoi për të uruar festën. Kryeministri Australian pritet me protesta në xhami
20/03 12:44
Top Channel/ BTS rikthehen në skenë, 260 mijë fansa dhe masa të rrepta sigurie në koncertin historik
20/03 12:33
Top Channel/ Alarm për IOS! Zbulohet sulmi “DarkSword”, Apple apel për përditësim urgjent
20/03 12:31
Top News- Anije luftarake ruse e një cisternë nafte / Putin sfidon Trump, thyen bllokadën ndaj Kubës
20/03 12:26
Top News – Do hedhë në erë pistat e Grenlandës / Nëse Trump sulmon, Danimarka e ka gati planin
20/03 12:25
Top News – Tmerr në fluturim, turbulenca të frikshme / Disa të plagosur në avionin e Delta Airlines
20/03 12:25
Top News – SHBA, ofensivë për të hapur Hormuzin / Avionë luftarakë e helikopterë kundër Iranit
20/03 12:20
Top Channel/ Falja e Bajramit, besimtarët mbushin Xhaminë e Madhe në Mekë!
20/03 11:57
Top Channel/ SHBA “hakmerret” për Shqipërinë: Godet hackerat iranianë, bllokon “Homeland Justice”!
20/03 11:20
Top Channel/ Origjina e jetës, përgjigja vjen nga asteroidi? Zbulohen “blloqe” materiali genetik!
20/03 11:19
Top News – Festë dhe raketa në Lindjen e Mesme / Myslimanët e botës shënojnë Fitër Bajramin
20/03 11:00
DIGITALB DIGITALB