Parlamenti Evropian ka miratuar një kredi deri në 35 miliardë euro për Ukrainën, nga të ardhurat e krijuara nga asetet e ngrira ruse në Bashkimin Evropian. Me 518 vota pro, 56 kundër dhe 61 abstenime, Parlamenti Europian miratoi ndihmën e re makro-financiare për të përballuar agresionin e Rusisë.