Top News – Rusia po ekzekuton ushtarët e vet / Shtëpia e Bardhë: Vriten ata që refuzojnë urdhërat
27/10/2023 12:13

Rusia është duke i ekzekutuar ushtarët që nuk i respektojnë urdhrat në ofensivën e re ushtarake në lindje të Ukrainës, pavarësisht se është duke u përballur me humbje “të mëdha” të personelit dhe pajisjeve ushtarake, ka thënë të enjten Shtëpia e Bardhë. “Ne kemi informacion se ushtria ruse është duke ekzekutuar ushtarët që janë duke refuzuar respektimin e urdhrave”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby. “Ne kemi informacione se komandantët rusë janë duke kërcënuar me ekzekutim të të gjitha njësiteve, nëse tërhiqen prej luftimeve”, ka shtuar ai. “Kjo gjë është e dënueshme”. Kirby nuk ka dhënë më shumë hollësi kur është pyetur për ekzekutimet, apo se si e ka siguruar SHBA-ja këtë informacion. Rusia është duke e rritur shkallën e sulmeve në qytezën Avdivka në lindje të Ukrainës dhe në qytetin verilindor Kupiansk, me qëllim të ndryshimit të vijës së frontit, para stinës së dimrit. Moska është përballur me “humbje të konsiderueshme” në ofensivë, përfshirë të paktën 125 pajisje të armatosura, dhe “mijëra” viktima, ka thënë Kirby. “Ushtria ruse duket se po i përdor ato që ne i quajmë taktika të valës njerëzore. Nuk është befasi që forcat ruse janë duke vuajtur prej mungesës së vullnetit”.

Top News – Masakra në koncertin pranë Moskës / 19 persona dënohen me burg për sulmin terrorist
12/03 22:15
Top Channel/ Ajatollahu i ri: Irani ta mbajë të bllokuar Ngushticën e Hormuzit
12/03 19:53
Top News- Khamenei i ri nuk tërhiqet/ Lideri suprem mban të bllokuar ngushticën e Hormuzit
12/03 19:46
Top News- ‘Nuk ka kërcënim iranian’/ Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të janë të sigurta
12/03 19:32
Top News – Bombarduesit amerikanë bëhen gati / B-1 ‘ndezin motorët’ në bazën ajrore britanike
12/03 17:35
Top News – Ajatollahu i ri është në koma / Ka humbur njërën këmbë, Irani zhyt botën në kaos
12/03 17:34
Top News – 11 miliardë dollarë për 6 ditë luftë/ Administrata Trump bën llogaritë, duhen më shumë
12/03 17:16
Top News – Sulm nga një armik në lindje… / Civilët përgatiten për luftë në Arktikun norvegjez
12/03 17:15
Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
DIGITALB DIGITALB