Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbështetjen e Moskës për nismën e Ballkanit të Hapur duke e cilësuar, si një iniciativë të krijuar nga Serbia. Deklarata e shefit të diplomacisë ruse erdhi pak pasi Kremlini konfirmoi anulimin e vizitës në Beograd, më 7 qershor. Gjatë një conference për mediat në Moskë, Lavrov tha se qëllimi i vizitës së tij në Serbi ishte të shprehte pikëpamjet e Rusisë për shumë tema, përfshirë Kosovën dhe Ballkanin e Hapur. “Tanimë është e qartë se zyrtarët e Brukselit nuk kanë dashur që ne të konfirmojmë pozicionin tonë për Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe të shprehim përkrahjen për iniciativën e Beogradit ‘Ballkani i Hapur.”