Rusia ka paralajmëruar perëndimin të mërkurën se po punon për një kundërpërgjigje të gjerë ndaj sanksioneve që do të rëndojë shumë në pikat më delikate të perëndimit. Ekonomia ruse po përballet me krizën më të rëndë që nga viti 1991, në kohën e rënies së bashkimit sovjetik, pasi perëndimi vendosi sanksione dërrmuese pothuajse mbi të gjithë sistemin financiar rus dhe atë të korporatave, pas pushtimit të Ukrainës.