Rusia paralajmëron se vendimi i Bashkimit Evropian për të vendosur embargo të pjesshme ndaj karburanteve të Rusisë, është një hap vetëshkatërrues që mund t’i kthehet në një bumerang bllokut. Të hënën, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian njoftuan se 90% e importeve të naftës nga Rusia do të shkurtoheshin deri në fund të këtij viti, si pjesë e sanksioneve të mëtejshme për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.