Ushtria ruse vijoi sulmet në Ukrainë, ndërsa luftimet hynë në ditën e 61-të. Pjesa më e madhe e luftimeve të dielën u përqendrua në rajonin lindor të Donbasit, ku forcat ukrainase janë të përqendruara dhe ku separatistët e mbështetur nga Moska kontrollonin disa territore para luftës. Pas dështimit për të marë kontrollin e Kievit, forcat ruse tani synojnë të marrin nën kontroll zonën industriale në lindje të Ukrainës.