Të paktën shtatë persona humbën jetën nga sulmet ruse në qytetin ukrainas të Lvivit gjatë natës. Qytet ky rreth 60 kilometra larg kufirit me Poloninë, një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ndërkohë Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba paraqiti dorëheqjen të mërkurën, në prag të ndryshimeve të pritshme në kabinetin qeveritar. Kryebashkiaku i Lvivit, Andriy Sadovyi tha të mërkurën se mes viktimave nga sulmi rus në Lviv ishin tre fëmijë.