Një hartë e publikuar nga diplomacia ruse shfaq Ukrainën brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, bashkë me pjesët lindore të aneksuara nga rusët pas pushtimit, por dhe me Krimenë, gadishullin që moska e aneksoi që në 2014-ën. Po ashtu, kjo hartë e publikuar nga Ambasada e Federatës Ruse në Afrikën e Jugut, e paraqet Kosovën si shtet brenda kufinjve të saj, ndonëse Rusia e mohon shtetësinë e saj. “Realiteti i botës së re multipolare”, thuhet në përshkrimin e hartës së publikuar nga ambasada ruse në Afrikën e Jugut në platformën X.