Top News/ Rusia në një ‘aventurë bërthamore’/ Përdorimi i raketës së avancuar, mesazh për perëndimin
22/11/2024 11:49

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski dënoi përdorimin nga ana e Rusisë të një rakete të re, të shpejtë dhe të fuqishme, për të sulmuar qytetin e Dnipros të enjten. Ai e quajti atë një "aventurë bërthamore" dhe një përshkallëzim të fortë të luftës. Sulmi ka rritur frikën për një fazë të re e të rrezikshme të luftës. Në një fjalim të tij më vonë, Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi. Zelenski e cilësoi sulmin si një shenjë të strategjisë më të gjerë të Moskës, duke thënë: "Është e qartë se Putini po përdor Ukrainën si një terren provash për armët që kërcënojnë botën". Komentet e tij nënvizuan alarmin në rritje në Kiev për dislokimin e sistemeve të avancuara raketore ruse kundër objektivave civile. Në fjalimin e tij, Putin e cilësoi përdorimin e raketës ‘Oreshnik’ me aftësi bërthamore, si një provë rutinë brenda konfliktit. "Federata ruse testoi një raketë balistike me rreze të mesme, të njohur si Oreshnik, gjatë operacionit të saj në Ukrainë", tha ai. Ai ofroi pak detaje teknike rreth sulmit. Analistët thanë se përdorimi i raketës dhe fakti që zoti Putin e pranoi sulmin, duket se synojnë t'i tregojnë NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara aftësitë ushtarake të Rusisë.

Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00