Rusia ka kryer një sulm të madh me dronë dhe raketa, duke goditur gjatë natës disa rajone të Ukrainës. Zyrtarët ukrainas thanë se shënjestër kryesore e këtij sulmi ishte infrastruktura e energjisë dhe ndërtesat civile. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se mbi 450 dronë dhe 45 raketa të llojeve të ndryshme u lëshuan nga Rusia, duke shtuar se sulmi kishte për shënjestër jetën normale, ndërtesat e banimit dhe të energjisë si dhe infrastrukturën.