Ambasada ruse në Tiranë shpreh shqetësim për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës. Në një komunikim elektronik me Top Neës, përfaqësia e Moskës në Tiranë citon reagimin e zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakarova, duke shprehur mbështetje për kërkesën e Serbisë për futjen e trupave në Kosovë. Në deklaratën që i ka përcjellë Top Neës, ambasada thekson se Moska po monitoron zhvillimin e situatës dhe akuzon Kosovën për provokime dhe përdorimin e dhunës ndaj serbëve në Veri. E pyetur për kërkesën që Serbia pritet t’i dërgojë NATO për vendosjen e trupave në Kosovë, ambasada ruse citon përgjigjen e Zakarovas, e cila deklaron se rezoluta 1244 e OKB-së për Kosovën parashikon që Beogradi të fusë deri në një mijë policë dhe ushtarë serbë.