Gjiganti saudit i naftës, Aramco raportoi një fitim rekord prej 161.1 miliardë dollarësh për vitin 2022, i ndihmuar nga rritja e çmimeve të energjisë dhe vëllimet më të mëdha të tregtisë së arit të zi pas sanksioneve që perëndimi vendosi ndaj Moskës. Shifra përfaqëson një rritje prej 46.5% për kompaninë shtetërore saudite, krahasuar me vitin e kaluar. Aramco është kompania e radhës e karburanteve dhe energjitikës që raporton fitime rekord, pas rritjes së çmimeve, që u dhjetëfishuan verën e vjeshtën e vitit të kaluar.