Top News – Rusia, luftë ‘me kolonë zanore’! ‘Përforcon’ trupat, muzikantë për të ngritur moralin
18/12/2022 13:09

Rusia ka bërë të ditur se do të dërgojë muzikantë në frontin e luftës në Ukrainë, për të rritur moralin e ushtarëve të saj. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se është duke punuar për formimin e “brigadës kreative në vijë të frontit”, e cila do të përfshijë vokalistë dhe muzikantë. Qeveria ruse ka thënë se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka vizituar ushtrinë në Ukrainë. Në një deklaratë të publikuar në Telegram, autoritetet thanë se Shoigu “ka shkuar në zonat ku janë të angazhuar trupat dhe ka kontrolluar avancimin e njësive në kuadër të operacionit special ushtarak”. Këto raportime vijnë pasi zyrtarë britanikë të Mbrojtjes kanë thënë se morali i ulët vazhdon të jetë “pikë e ndjeshme në mesin e ushtrisë ruse”. Në krijim e sipër të brigadës kreative, Rusia ka nisur një fushatë, duke iu bërë thirrje banorëve që të japin instrumentet muzikore si donacione. Sipas medias ruse, RBC, brigada do të përbëhet nga trupat e rekrutuar si dhe nga “artistët profesionistë që i janë bashkuar ushtrisë në mënyrë vullnetare”. Njësia e re do të ketë për detyrë të mbajë "një gjendje të lartë morale, politike dhe psikologjike trupat në frontin e parë. Ekspertët ndërkohë vënë në pikëpyetje faktin nëse brigada e re do të mundet ta arrijë qëllimin në një kohë kur trupat ruse janë përballur me një numër të lartë viktimash, udhëheqje të dobët, probleme me pagat, mungesë pajisjesh e municionesh si edhe mungesë qartësie për objektivat e luftës.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23