Zëvendës ministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha për mediat ruse se Rusia dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës po përjetojnë një konflikt të nxehtë. “Aktualisht, Rusia dhe SHBA janë në fazën e një lufte të nxehtë. Ne jemi dëshmitarë të faktit se ky vend ka hyrë në një luftë hibride me rusinë në shumë drejtime. Disa forma të kësaj lufte janë thjesht të paprecedentta, thjeshtë ato nuk ekzistonin më parë dhe nuk kanë ekzistuar as gjatë Luftës së Ftohtë”, ka thënë Ryabkov.