Inteligjenca britanike e Mbrojtjes thotë në vlerësimin më të fundit të saj se beson që flota ruse në Detin e Zi ka larguar nëndetëset nga porti i saj në Gadishullin e Krimesë, drejt jugut të Rusisë, për shkak të kërcënimit nga sulmet ukrainase. Ministria britanike e Mbrojtjes tha se komanda e flotës në Detin e Zi “pothuajse me siguri ka lëvizur nëndetëset e stilit KILO”, drejt Novorosiskut në Krasnodar Krai.