Rusia do të provojë të bllokojë përfaqësimin e Kosovës në Këshillin e Sigurisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në muajin kur është planifikuar të flitet pikërisht për të dhe situatën e saj. Ky veprim është paralajmëruar në një dokument të Këshillit të Sigurisë, ku flitet edhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë.