Rusia ka kundërshtuar ashpër të martën refuzimin e kërkesës së Serbisë ng NATO për futjen e deri në një mijë forcave në Veri të Kosovës, duke akuzuar Perëndimin për qendrime anti-serbe. Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan-Harçenko fajësoi autoritetet e Kosovës dhe forcën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR-in, për tensionet e fundit në Veri. Sipas tij, forcat policore serbe janë thelbësore për mbrojten e serbëve të Kosovës.