Krahas luftës në fushën e betejës, Rusia e Ukraina po përballen edhe në të tjera fusha. Shërbimi secret rus bën me dije se ka arritur të kapë dhe sekuestrojë dhjetëra kilogramë eksploziv që vinte nga shtetet e Bashkimit Europian, por që sipas këtij shërbimi ishtin me origjinë nga Ukraina. Sasia prej rreth 70 kilogramë eksploziv e sekuestruar, sipas autoriteteve ruse ishte fshehur në një ngarkesë me ikona ortodokse që po kalonin nëpër shtetet e BE.