Top News/ Rusia ka marrë 278 km katror tokë ukrainase / NATO: Nuk ka numra për të pushtuar Kharkivin
17/05/2024 12:06

Rusia nuk ka forca të mjaftueshme në terren për të bërë një përparim të madh në Ukrainë pas nisjes së një ofensive në rajonin e Kharkhivit, tha të enjten një komandant i lartë i NATO-s. "Rusët nuk kanë numrat e nevojshëm për të bërë një përparim strategjik... aq më tepër ata nuk kanë aftësinë dhe kapacitetin për ta bërë këtë," u tha gazetarëve gjenerali amerikan Christopher Cavoli, Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë. "Kam qenë në kontakt shumë të ngushtë me kolegët tanë ukrainas dhe kam besim se ata do të mbajnë linjën," tha Cavoli pasi ushtria ukrainase informoi drejtuesit e lartë të NATO-s. Ukraina tha të enjten se po përpiqej të "stabilizonte" vijën e frontit në rajonin verilindor të Kharkivit, ku Moska ka bërë avancimet e saj më të mëdha territoriale në 18 muaj, pasi filloi një ofensivë të shpejtë javën e kaluar. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Kievi po dërgonte akoma më shumë përforcime në zonë dhe ushtria ukrainase tha se kishte arritur të ndalonte pjesërisht përparimin e Rusisë. Moska ka kapur 278 kilometra katrorë të territorit ukrainas midis 9 dhe 15 majit, sipas përllogaritjeve të AFP bazuar në të dhënat nga Instituti për Studimin e Luftës, avancimi më i madh territorial në një operacion të vetëm që nga Dhjetori 2022. Cavoli tha se aleatët e Ukrainës po shpejtonin dërgesat e armëve për forcat e Kievit pasi Uashingtoni miratoi një paketë të madhe ndihme pas muajsh vonesë. "Atyre po dërgohen sasi të mëdha municionesh, sasi të mëdha sistemesh të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi dhe sasi të konsiderueshme automjetesh të blinduara tani," tha ai.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50