Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, përmes zv/presidentes, Kamala Harris, SHBA përcaktoi zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë. Numri dy i Shtëpisë së Bardhë akuzoi ushtrinë dhe autoritetet ruse se kanë kryer akte të tmerrshme, vrasje, torture dhe përdhunime gjatë luftës në Ukrainë dhe shtoi se autorët e tyre do të mbajnë përgjegjësi.