Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, zbuloi të enjten se Kremlini “i ka dhënë instruksione për të ndërmarrë hapa konkrete” ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Boçan-Harçenko. Siç ka thënë zëdhënësja, Kremlini “po pret reagimin e Beogradit” për këto instruksione, dhe se ato kanë të bëjnë “me mbështetjen ruse ndaj Serbisë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve” Kosovë-Serbi.