Një diplomat rus dhe spiun i dyshuar, i dëbuar nga Bashkimi Evropian për shkak të “veprimeve të paligjshme dhe përçarëse”, do të shërbejë si vëzhgues i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale në Serbi, në kuadër të (OSBE), zbulon REL. Aleksandr Studenikin, 49 vjeç, ishte këshilltar në misionin e përhershëm të Rusisë në BE në Bruksel, kur ai dhe 18 diplomatë të tjerë rusë u shpallën persona të padëshirueshëm në prill të vitit 2022 - dy muaj pasi Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës. BE-ja tha se diplomatët rusë, të përfshirë në listën e zezë, u angazhuan në aktivitete “kundër interesave dhe sigurisë së BE-së dhe shteteve të saj anëtare”.