Propozimet e Moskës për zgjidhjen e situatës në Ukrainë janë të njohura për Kievin dhe Ukraina ose duhet ti pranojë ato, për të mirën e saj, ose ushtria ruse do ta zgjidhë cështjen – citoi agjencia e lajmeve TASS ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov. “Propozimet tona për demilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga regjimi, eleminimin e kërcënimeve për sigurinë e rusisë që vijnë që andej, përfshirë tokat tona të reja, janë të njohura për armikun”, citon agjencia Lavrov.