Ditët e fundit Gazpromi ka reduktuar furnizimet me gaz për Gjermaninë e Europën duke bërë që në continent të shpërthejnë thirrjet që të kursehet energji. Për ministrin gjerman të Ekonomisë, Robert Habeck kjo arsye nxirret në krye për të “mbajtur lart çmimin e gazit dhe për të reduktuar hap pas hapi sasinë e gazit. Sipas Habeck, mënyra si vepron Gazprom, që e reduktoi edhe njëherë të enjten sasinë e furnizimit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani, është pjesë e një praktike që vërehet prej disa javësh.