Rusia ka vendosur t’i presë gazin edhe Italisë, pavarësisht marrëdhënieve të forta ekonomike mes dy vendeve. Italia, ashtu si shumë vendesh evropiane, raportoi shkurtime të mëtejshme të furnizimin e saj me gaz nga Rusia, për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Moskës. Gjigandi italian energjetik Eni tha se do të merrte vetëm gjysmën e gazit që kishte kërkuar nga Gazprom.