Forcat ruse po vazhdojnë me sulmet në rajonin lindor të donetskut në ukrainë, duke u fokusuar në dy qytete dhe duke goditur pozicionet ukrainase me sulme ajrore dhe artileri, tha Kievi të hënën. Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, tha se Rusët po shkatërronin ndërtesat dhe pozicionet në bakhmutin e rrethuar në atë që njihet si taktika e tokës së shkrumbuar. Sulmi rus mbi Bakhmut, qytetin e vogël në Donetsk, në skajet e territoreve të kontrolluara nga rusia, vazhdon prej muajsh duke u shndërruar në betejën më të madhe të luftës që