Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar këtë të hënë se Rusia i ofron Iranit informacione të Inteligjencës. Këto deklarata të Zelenskyt erdhën pas takimit që presidenti ukrainas zhvilloi me kreun e inteligjencës ushtarake, i cili I bëri me dije se shtabi I posedonte këto prova. “Rusia po përdor aftësitë e veta të inteligjencës së sinjaleve dhe inteligjencës elektronike, si dhe një pjesë të të dhënave të marra përmes bashkëpunimit me partnerët në Lindjen e Mesme”, shkruan Zelensky ndër të tjera në platformën sociale X.