Teksa sulmet e përgjakshme vijojnë në qytetin lindor të Bakhmutit, ushtria ukrainase tha se Rusia humbi 1 mijë trupa në vetëm 24 orë. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se rusët kishin humbur 1.090 ushtarë dhe tetë tanke në 24 orët e fundit, ndërsa Kievi nga ana tjetër nuk stepet dhe është i vendosur që do e mbrojë vendin deri në fund.