Përleshjet e ashpra mes trupave ukrainase dhe atyre ruse janë duke u përshkallëzuar prej javësh në lindje të vendit. Mbrëmjen e së shtunës, tre raketa të forcave ruse shkatërruan një tjetër depozitë të madhe karburantesh në Novomoskovsk, duke plagosur 3 persona dhe shkaktuar një dëm shumë të madh. Guvernatori i rajonit të Luhanskut e konsideron situatën si tepër të vështirë. Sipas tij, trupat ruse po bombardojnë 24 orë pa ndaluar, duke e bërë të pamundur evakuimin e civilëve, apo furnizimin e tyre me ushqime dhe ujë.