Rusia po kërkon një shumë parash, që as nuk mund të matet, nga një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë. Google thuhet se i detyrohet Kremlinit më shumë se 2 e ndjekur nga 36 zero rubla, pasi refuzoi të paguajë gjobat që tani po i nënshtrohen edhe kamatës, për bllokimin e kanaleve pro-ruse në YouTube. Dënimi praktikisht i papërshkrueshëm arrin në 20 decilion dollarë - ose rreth 20 miliardë trilionë dollarë.