Lufta e ftohtë mes Rusisë e Perëndimit vijon në fusha të ndryshme, ndërsa së fundmi një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në zyrat e NATO-s. Aleanca e Atlantikut të Veriut ka zbuluar disa spiunë rusë në selinë e saj qendrore në Bruksel të cilët më pas janë dëbuar. Lajmin e ka konfirmuar vetë sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, për median gjermane Bild, nënvizoi se personeli rus fshihej nën petkun diplomatik, por zhvillonte aktivitete të inteligjencës.