Rrjedhja në rrjetet sociale e dokumenteve sekrete të SHBA-së për luftën në Ukrainë, ka detyruar autoritetet amerikane të hapin një hetim të gjerë mbi mënyrën sesi u publikuan ato. Përmbajtja e tyre ishte e ndjeshme dhe zbuloi edhe njëherë aftësinë dhe shpërndarjen e rrjetit të spiunazhit të Amerikës në të gjithë botën. Po ashtu zbulohen detaje se si SHBA vijon të infiltrojë agjentët e saj në vendet aleate.