Gjykata e Shkodrës pranoi kërkesën e autoriteteve ruse për të ekstraduar Igor Kokunov, i arrestuar disa javë më parë në Shqipëri, pasi në vendlindjen e tij akuzohet si autor i dhjetëra vrasjeve dhe udhëheqës i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Mbrojtja deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministri i Drejtësisë së Rusisë dhe kjo bie ndesh me Konventën Ndërkombëtare.