Rusia ka dyfishuar planin e saj të shpenzimeve të mbrojtjes për vitin 2023 në më shumë se 100 miliardë dollarë, që përbën një të tretën e të gjitha shpenzimeve publike. Në gjysmën e parë të vitit 2023, shpenzimet ruse të mbrojtjes arritën në 59 miliardë dollar, që ishte 37.3% e një totali prej 156 miliardë dollarë të shpenzuara nga shteti në të gjithë sektorët, në të njëjtën periudhë.