Rusia rrezikon të bëhet një "koloni ekonomike" e Kinës pasi izolimi i saj nga Perëndimi do thellohet me tej pas pushtimit të Ukrainës. Ka qënë ky paralajmërimi i drejtorit të CIA-s, Ëilliam Burns, në përgjgije të afrimitetit midis dy vendeve ndërkohë që Pekini dyshohet se mund të furnizojë me armatime Moskën. Burns tha se Rusia është gjithnjë e më e varur nga Kina dhe, në disa aspekte, rrezikon të bëhet një koloni ekonomike e Kinës me kalimin e kohës, e varur nga eksporti i burimeve të energjisë dhe lëndëve të para".