Sipas autoriteteve britanike, Rusia dhe Ukraina po përballen me një numër të lartë ushtarësh të vrarë, ndërsa forcat e Kievit, përmes një kundërofensive, po përpiqen të çlirojnë zonat e pushtuara nga forcat e Kremlinit. Ndërkohë, një plan paqeje i prezantuar nga udhëheqësit e shtatë vendeve afrikane, me qëllimin për t’i dhënë fund luftës gati 16 mujore, u refuzua të premten nga Presidenti rus Vladimir Putin, një ditë pasi ai ishte refuzuar edhe nga Presidenti ukraianas Volodymyr Zelensky.