Rusia dhe Kina kanë zhvilluar së bashku stërvitjen e tyre të parë ushtarake që nga pushtimi i Ukrainës duke e bërë të qartë kështu aleancën mes dy vendeve. Edhe pse deri më tani nuk ka furnizuar Rusinë me armatime, Kina është supërfuqia e vetme që nuk ka dënuar luftën në Ukrainë duke hedhur poshtë të gjitha rezolutat e OKB kundër Moskës. Sipas një zyrtari të lartë amerikan, stërvitjet ushtarake mes dy vendeve janë zhvilluar në Azinë verilindore ndërsa Presidenti Joe Biden u takua me liderët e Australisë, Indisë dhe Japonisë në Tokio. Kina dhe Rusia dërguan avionë luftarake mbi Detin e Japonisë duke vazhduar stërvitjet në jug drejt Detit të Kinës Lindore.