Rusia akuzoi japoninë të enjten se ka braktisur dekada politikë paqësore dhe se po përqafon militarizimin e shfrenuar duke reaguar kështu pas planit 320 miliardë dollarësh të mbrojtjes të shpallur nga kryeministri japonez, Fumio Kishida, javën e kalyar. “Mund të shihet qartë se Tokjo ka hyrë në rrugën e një rritjeje të paprecedenttë të fuqisë së saj ushtarake, përfshirë sigurimin e potencialit të sulmit”, tha në një deklaratë ministria e jashtme ruse.