Rusia konsideron shënjestra legjitime satelitët joushtarakë amerikanë dhe Perëndimorë që ofrojnë informacione për Ukrainën në lidhje me bazat dhe lëvizjet e trupave të Moskës në luftën e nisur një vit më parë. Sipas Konstantiv Vorontsov, zëvendës shefi i Departamentit të Mospasurimit të Uraniumit dhe kontrollit të armëve bërthamore në Ministrinë e Jashtme ruse, vënia në shërbim e këtyre satelitëve për Ukrainën i bën ata objektiva sulmesh nga Moska.