Top News/ Rusia, central bërthamor në Uzbekistan / ’Porta’ e hyrjes së mallrave të sanksionuara
28/05/2024 11:37

Rusia dhe Uzbekistani e kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas të cilës, Moska do ta ndërtojë një central të vogël bërthamor në vendin e Azisë Qendrore. Kjo ishte një prej disa marrëveshjeve të nënshkruara të hënën në Tashkent mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij uzbek, Shavkat Mirziyoev. Lideri uzbek e lartësoi projektin duke e quajtur atë “jetik” në një komunikatë të publikuar pas bisedimeve me Putinin, ku u theksua se Uzbekistani ka “rezervat e veta të mëdha të uraniumit”. Ndërkohë, Putin premtoi se do të bëjë “gjithçka për të punuar në mënyrë efikase” për tregun e energjisë bërthamore të Uzbekistanit. Nëse kjo marrëveshje miratohet, centrali bërthamor do të jetë i pari në Azinë Qendrore, dhe do ta thellojë edhe më shumë ndikimin rus në rajon. Putini theksoi se Rusia do të derdhë 400 milionë dollarë në një fond të përbashkët investimi për të financuar projektet në Uzbekistan. Mirziyoev tha gjithashtu se Tashkenti është i interesuar të blejë më shumë naftë dhe gaz nga Rusia. Presidenti rus në anën tjetër premtoi se rusia do të rrisë dërgesat e gazit për në Uzbekistan. Putin dhe Mirziyoev biseduan edhe për emigrimin, me liderin rus që e siguroi presidentin uzbek se qeveria e tij do të garantojë kushte të mira pune dhe do të ofrojë mbrojtje sociale për punëtorët emigrantë nga Uzbekistani. Putini mbërriti në Tashkent të dielën në mbrëmje dhe u mirëprit nga Mirziyoev në aeroport. Hetimet ndërkombëtare kanë zbuluar ndërkohë se Uzbekistani është një nga pikat kryesore prej nga ky hyjnë në rusi mallrat e sanksionuara.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50