Sirenat e alarmit janë dëgjuar pothuajse në të gjitha qytetet e Ukrainës mbrëmjen e së martës ndonësë, prej ditësh luftimet janë fokusuar në pjesën lindore të vendit. Mediat vendase raportojnë për një shpërthim të fuqishëm në qytetin e Lvivit, në veri, një zonë që ka qenë ndër më pak të prekurat që nga nisja e ofensivës më 24 shkurt. Shpërthimi është dëgjuar në një zonë të gjerë, sipas banorëve, por ende nuk është i qartë objektivi që është shkatërruar.