Misioni i dështuar i rusisë, Luna 25, krijoi një krater me diametër 10 metra në hënë, kur ai u përplas muajin e kaluar pas një problemi në sistemin e përgatitjes për ulje të butë në polin jugor të satelitit, sipas pamjeve të publikuara së fundmi nga NASA. Luna-25, misioni i parë i Rusisë në Hënë në 47 vite, dështoi më 19 gusht, kur doli jashtë kontrollit dhe u përplas në hënë, duke nxjerrë edhe një herë në pah rënien post-sovjetike të një programi hapësinor që dikur ishte shumë i fuqishëm.