Top News – Rusia bllokon Detin e Zi/ SHBA-është një përshkallëzim i paprovokuar
20/04/2021 10:48

Departamenti amerikan i Shtetit i quajti "përshkallëzim të paprovokuar" planet ruse për të bllokuar pjesë të Detit të Zi. Bllokimi i tyre mund të pengojë hyrjen në portet e Ukrainës. Media shtetërore ruse ka raportuar se Moska synon të mbyllë pjesë të Detit të Zi për anijet e huaja ushtarake dhe zyrtare për gjashtë muaj. Një veprim i tillë mund të ndikojë në hyrjen në portet ukrainase në Detin Azov, i cili është i lidhur me Detin e Zi përmes ngushticës Kerç. Ngushtica ndodhet në lindje të gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Rusia më 2014. "Kjo paraqet edhe një përshkallëzim tjetër të paprovokuar në fushatën e vazhdueshme të Moskës për të minuar dhe destabilizuar Ukrainën", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, përmes një deklarate. "Ky zhvillim është veçanërisht shqetësues pas raportimit për grumbullimin e trupave ruse rreth kufijve të Ukrainës", shtoi ai. Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit janë shtuar në javët e fundit. Fotografitë e fundit, vide-incizimet dhe të dhëna tjera, tregojnë për rritje të prezencës së ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën dhe Gadishullin e Krimesë, që Moska e ka aneksuar më 2014. Këto të dhëna kanë rritur shqetësimet se Rusia është duke u përgatitur për dërgim të forcave në Ukrainë. Disa analistë kanë thënë se veprimet e fundit të Rusisë mund të jenë test për administratën Biden dhe përkushtimin që ka ndaj Ukrainës. Ukraina dhe Perëndimi po ashtu fajësojnë separatistët e përkrahur nga Rusia, që zotërojnë rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut për përshkallëzimin e fundit të situatës, derisa Moska ka drejtuar gishtin te Kievi. Meqë tensionet janë në rritje e sipër, presidenti amerikan Joe Biden, i ka bërë thirrje javën e kaluar homologut të tij rus Vladimir Putin, që të marrë masa për të ulur tensionet me Kievin, dhe ka propozuar një samit në mes të dy liderëve, në një shtet të tretë.

Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Venezuelës, Presidenti flet për bllokadën
19/12 18:17
Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
Top Channel/ BE, 90 miliardë euro për Ukrainën, Zelensky falenderues- Por s`ka ujdi për asetet ruse!
19/12 11:54
Top News – TikTok shmang ndalimin në SHBA / Marrëveshje me investitorë amerikanë dhe globalë
19/12 11:37
Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
DIGITALB DIGITALB