Një person është vrarë dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur, pasi dronët rusë sulmuan gjatë natës Odesën, qytetin ukrainas në Detin e Zi. Si pasojë e sulmeve ruse, janë dëmtuar ndërtesa dhe infrastrukturë hekurudhore, thanë autoritetet lokale dhe prokurorët. Në Odesa ndodhet porti më i madh i Ukrainës në Detin e Zi dhe ai është kyç për importet dhe eksportet e mallrave.