Një nga objektivat e operacionit ukrainas në rajonin e Kurskut në Rusi, ishte të devijonte një numër të konsiderueshëm forcash ruse nga sektorë të tjerë, kryesisht nga rajoni i Donetskut dhe ai i Luhanskut. Inkursioni i Kievit në rajonin e Kurskut hyn në javën e tij të katërt dhe Ukraina ka nën kontroll gati 1300 kilometra katrorë dhe 100 vendbanime, duke përfshirë qytetin e Sudzha, ndërsa gati 600 ushtarë rusë janë zënë robër.